Skuadra ndryshon lokacion, vazhdon përgatitjet përgjatë Adriatikut

FC Feronikeli ka filluar fazën përgatitore, para fillimit të etapës tjetër të Superligës së Kosovës në futboll.

Nën drejtimin e kryetrajnerit, Duro dhe ndihmës trajnerit, Elshani, ekipi po stërvitë dhe është akomoduar në ambientet e Tropikal Resort, në Durrës.

Skuadra duket e gatshme për rritje të intensitetit të stërvitjeve, me të cilat do të vazhdojnë ditëve në vijim.

Për ecurinë e fazës përgatitore foli edhe kryetrajneri, Klodian Duro.

“Shkaku i gjendjes pandemike dhe ndryshimit të gjendjes së kufijëve në baza ditore, këtë vit e konsideruam më të arsyeshme që të jemi më afër Kosovës dhe të vazhdojmë përgatitjet këtu në Durrës.

Jam i kënaqur me formën e futbollistëve dhe stërvitjet që po bëjmë, duhet të rrisim intensitetin gradualisht dhe të masim forcat në disa ndeshje miqësore që do bëjme këtu”, tha Duro për feronikelifc.com

SHPËRNDAJE