Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ashtu siç kishte premtuar, sot ka deponuar padi civile kundër Vehbi Kajtazit për shpifje.
Z. Lladrovci në postimin e tij në rrjetin social ka cekur se dëmshpërblimi nga ky kontest civil për shpifje, do t’i jepet donacion organizatave që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit.
Postimi i z. Lladrovci:
Ashtu siç kam paralajmëruar, sot e dorëzova padinë kundër Vehbi Kajtazit për shpifje. Pas vendimit të gjyqit, vlera e kundërshpërblimit për padinë, do të jepet donacion për organizatat që merren me fuqizimin e sundimit të ligjit!
SHPËRNDAJE