Dëmtohen urat, nga vërshimet në Dobroshec të Drenasit

Reshjet e vazhdueshme kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në disa zona.

Si pasojë e kësaj gjendjeje, ura e dëmtuar në lagjen “Avdyli” në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.

“Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit  në bashkëpunim me aktorët e tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre”, thekson komunikata e lëshuar nga Komuna e Drenasit.

Kjo komunë njofton qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre.

SHPËRNDAJE