Në Sankoc, vendlindjen time e filluam rrugëtimin tonë politik dy muaj më parë dhe në Sankoc po e permbyllim një proces maratonik, por të suksesshëm, i cili do të kurorëzohet me fitoren tonë të madhe diten e diele.
“Këtu po punohet shumë për datën 14 nëntor, me qëllimin që fitorja e Demokratëve për Drenasin të jetë spektakulare”, ka thënë Ajazi.
E me këtë fitore, sipas Ajazit do të fitojë secili.
“Ne u zotuam se do tu japim zgjidhje të gjitha problemeve që varen nga qeverisja lokale.
Plani për transformimin e komunës sonë, do të triumfojë kundrejt planeve stagnuese të pushtetit në ikje. Zhvillimin do ta ndjejë secila lagje e secila familje”, ka thënë ai.