Edhe 22 bursa për studentët e shkëlqyer të Komunës së Drenasit.
Ky lajm i mirë për të rinjtë tanë vije me rastin e 22 vjetorit të themelimit të kompanisë ‘Al-Trade’ e cila ka shprehur dëshirë për përkrahjen e studentëve.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci falënderoi kompaninë ‘Al-Trade’ për mbështetjen e vazhdueshme për të rinjtë, duke theksuar edhe njëherë se do të vazhdoj të mbështesë studentët përmes bursave edhe nga buxheti komunal.
“E vlerësoj lartë kontributin e kompanisë e cila në vazhdimësi ka qenë mbështetëse e të rinjve tanë. Unë vazhdoj të jem përkrah studentëve dhe të rinjve në përgjithësi, përmes bursave dhe krijimit të kushteve sa më të mira për mësim cilësor dhe orientim në karrierë”, është shprehur Lladrovci.
Ndërsa, drejtori i kompanisë “Al-Trade”, ka uruar kryetarin Lladrovci për marrjen e mandatit të ri dhe ka shtuar se sikur për këto 22 vjet që kemi qenë në përkrahje të studentëve, do të vazhdojmë të jemi kontributdhënës për të ardhmen e rinjve tanë sa me të mirë.
Ndryshe, edhe Komuna e Drenasit ditë me parë ka publikuar konkursin për dhënien e 146 bursave për studentë të Drenasit dhe pas vlerësimit nga ana e komisionit profesional, do të publikohet edhe lista e përfituesve.
SHPËRNDAJE