Një ngjarje e rëndë tronditi Prishtinën, por edhe gjithë Kosovën në orët e para të mbrëmjes së sotme.
Babai privoi nga jeta në podrumin e objektit ku jetonte, djalin e tij.
Viktima është biznesmeni i njohur, Albert Krasniqi, ku IndeksOnline ka raportuar ekskluzivisht duke dhënë edhe detaje të tjera në lidhje me vrasjen.
Por burime të IndeksOnline mësojnë gjithashtu se i ndjeri, kishte pasur edhe probleme me shtetin.
Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-missit Besa Gashi, nga Drenasi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.
Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare./Indeksonline
SHPËRNDAJE