Beqir Kiqina kandidat për deputet nga radhët e AAK-së

Anëtari i AAK-së dhe asambleisti i kësaj partie në Drenas, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook se me besimin e kreut të partisë do i futet garës për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.

Kiqina ishte i zëshëm në Kuvendin Komunal, derisa kësaj radhe do kërkoj besimin e qytetarëve që zërin ta ngrejë edhe në Parlamentin kosovar, shkruan DrenicaSot.

Ky është njoftimi i tij:

Të dashur qytetar,

Të nderuar, miq, shokë dhe dashamirë, dua të ju njoftoj që me besimin e dhënë nga lideri z. Ramush Haradinaj dhe pas nominimit nga gjitha struktuart e AAK-së në Drenas, unë sot e shpalli zyrtarisht kandidaturen time për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Arseyja e kandidaturës sime për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës është e thjeshtë, sepse dua të jem zë i qytetarëve në parlament ashtu siç isha në asamblenë komunale duke ngritur shumë çështje dhe kërkesa në interes të sovranit.

Bashkë do të t’ia dalim, na priftë e mbara.

Me respekt,
Beqir Kiqina

SHPËRNDAJE