Në Komunën e Drenasit, në sallën e kulturës, në një ambient të ngrohtë dhe festiv, u promovua libri “Zëri i Zemrës”, një përmbledhje poezish dhe esesh nga nxënësit e klasës V/2 të SHFMU “Rasim Kiçina”.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim, Muhamet Gjoka, familjarë të dëshmorëve, drejtorë të shkollave, nxënës dhe qytetarë të shumtë.
“Kryetari Lladrovci, gjatë fjalës së tij, përgëzoi mësuesen Valbonë Tahiraj dhe nxënësit, të cilët me emocion recituan poezitë dhe esetë e tyre. Ai vlerësoi këtë nismë si një kontribut të rëndësishëm në pasurimin e jetës kulturore dhe edukative të komunës”, thuhet në njoftimin e bërë nga komuna e Drenasit.
SHPËRNDAJE