Drenasi do të mbetet pa ujë për 10 orë gjatë ditës së nesërme

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se qyteti i Drenasit do të mbetet pa ujë të pijshëm nesër.

Arsye për këtë janë punimet nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.

“Si shkak i punimeve të sërishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike  “Ibër Lepenc ” në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë,  do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të  Drenasit me rrethinë. Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org

SHPËRNDAJE