Top pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Drenasi, Lipjani, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.
Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.
Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së theksoi se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.
Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi theksoi se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, derisa ka shtuar se si Ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.
SHPËRNDAJE