Drenasi shpallet për herë të shtatë kampion i performancës!

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se komuna që ai udhëheq është shpallur për herë të shtatë kampion i performancës.

Lladrovci përmes një reagimi në Facebook, ka uruar qytetarët për këtë raport, transmeton Telegrafi.

“Fitore pas fitores, ashtu siç e kemi deklaruar, sot është publikuar lajmi në Ministri se jemi në vendin e parë në garën për grantin e performancës. Urime qytetarë të Drenasit, urime qytetarë kampionë! Sot, zyrtarisht morëm raportin e Performancës Komunale, rezultat që Komunën e Drenasit e rendit në vend të parë në Kosovë, me 83.13 pikë. Edhe këtë vit, Drenasi është kampion”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje, ai ka shtuar “Respekt dhe faleminderit ekipit komunal të ngarkuar me grantin e performancës dhe qytetarët tanë për angazhimin e përbashkët dhe kontributin në këtë sukses”.

Megjithëse rezultatet kanë qenë të ditura para zgjedhjeve, MAPL sot e bëri të ditur numrin e pikëve, pa e bërë renditjen sipas vendeve të komunave konkurruese, nëpërmjet njoftimit publik. Falënderojmë Zyrën e BE-së në Kosovë, Ambasadën e Suedisë, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, MAPL-në, si dhe donatorët e partnerët tjerë vendorë e ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme”.

SHPËRNDAJE