Esat Shala, personi që po publikon video e dëshmi të luftës, dhe krime të kryera nga serbë, thotë se ka marrë kërcënime nga serbët.
Shala i ftuar në një emision televiziv ka thënë se shteti më shumë po i mbron VIP-at, shkruan Jepi zë.
Djaloshi i ri nga komuna e Drenasit ka arritur të sigurojë mijëra kaseta dhe qindra mijëra orë inqizime nga krimet e kryera nga serbët në luftën e Kosovës.
Ndryshe Ministria e Drejtësisë tani ka themeluar institutin për krime të luftës, ndërsa pjesë e këtij mekanizmi do të jetë edhe vetë Esat Shala.
SHPËRNDAJE