Dëmet nga breshëri janë shpeshtuar aq shumë, saqë bujqit e kanë “në teh të shpatës” bereqetin e tërë një vere, duke mos pasur kurrfarë mbrojtje adekuate nga ky fenomen natyror.
“Drenasi gjatë javës u godit dy herë nga moti i ligë e me breshër, që përveç tjerëve, e dëmtoi edhe pemishten dhe të mbjellat e z.Izet Avdyli në Dobroshec. Unë e vizitova bacën Izet jo vetëm për t’i shpreh keqardhjen dhe mbështetjen morale, por edhe për të dëshmuar se IQ.”GREEN për Drenas” do të jetë afër bujqve dhe bujqësisë, duke hulumtuar mundësitë për ndryshime pozitive në këtë fushë, meqë breshër bie gjithkund në botë, por mbrojtja dhe menaxhimi i këtyre ndodhive ndryshon shumë”, ka thënë Drenori./DrenicaOnline/
SHPËRNDAJE