FC Liqeni nga Drenasi fiton Kupën e Kosovës

Skuadra FC Liqeni nga Drenasi e ka fituar Kupën e Kosovës në futsall për sezonin 2020-2021, pas fitores me rezultat 5-3 , ndaj Liburnit.

Finalja u luajtë në Prishtinë në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve”.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Liburni për 1-0.

Skuadra e Liqenit e barazoi rezultatin në 1-1, për t’u mbyllur pjesa e parë me këtë rezutlat.

Liqeni i shënoi dy gola të shpejtë për 3-1, në pjesën e dytë.

Skuadra gjakovare Liburni nuk u dorëzua duke i shënuar dy gola në fundin e takimit për ta quar ndeshjen dy herë nga 5 minuta në vazhdime.

Skuadra nga Drenasi, Liqeni në vazhdime i shënoi edhe dy gola për rezultatin 5-3 ./kallxo.com

SHPËRNDAJE