Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar pasi Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni nga Drenasi, arriti sukses, duke fituar grupin kualifikues të Ligës së Kampionëve, për t’u inkuadruar në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës. KOK e ka uruar atë për suksesin.
REAGIMI:
Kampioni i Kosovës në futsall, Liqeni nga Drenasi, arriti sukses mbresëlënës, duke fituar grupin kualifikues të Ligës së Kampionëve, për t’u inkuadruar në mesin e 32 ekipeve më të mira të Evropës.
Skuadra jonë shënoi tri fitore në ndeshjet e luajtura në Gjermani, ndërsa mbrëmë mundi kampionin e Gjermanisë, Weilimdorf, me rezultat 3:2.
Përgëzime kampionëve tanë për arritjen dhe suksese në ndeshjet e radhës.
SHPËRNDAJE