Komuna e Drenasit dhe KRM “Pastrimi” kujdesen për hapësirat publike në Komoran

Edhe pse mirëmbajtja e nënkalimit në Komoran është përgjegjësi e Departamentit të Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipet e KRM “Pastrimi” kanë ndërhyrë përsëri për ta pastruar plotësisht këtë hapësirë, e cila ishte shndërruar në vatër mbeturinash dhe kishte krijuar shqetësim për qytetarët.

Kjo nuk është hera e parë që ndërhyhet në këtë lokacion, megjithëse ai nuk është nën përgjegjësinë e drejtpërdrejtë të kompanisë. Veprimi është realizuar me qëllim të ruajtjes së pastërtisë, mjedisit dhe mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Drenasit.

Ky angazhim dëshmon përkushtimin e KRM “Pastrimi” për të mbrojtur mjedisin publik dhe për të qenë në terren sa herë që paraqitet nevoja, duke vepruar me përgjegjësi dhe kujdes ndaj komunitetit.

SHPËRNDAJE