Komuna e Drenasit, reagon ndaj shkrimit të fundit të televizionit KTV dhe portalit Koha.net me titullin “Mashtrim gjatë ndërrimit të shfrytëzuesit të një prone në Drenas” të publikuar në lajmet qendrore të këtij televizioni dhe të botuar në portal.
Në këtë strorie dhe në shkrim, nuk janë pasqyruar aspak faktet reale lidhur me dhënien e pronave në shfrytëzim gjatë vitit të kaluar.
Të gjitha procedurat e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim, kanë qenë konform ligjeve të aplikueshme në Republikën e Kosovës, dhe jo siç është tentuar të keqinformohet opinioni publik.
Ndërsa sa i përket pronës që i referohet mediumi, e cila ndodhet në zonën kadastrale ne Arllat, ju informojmë se znj. Filloreta Bujupi, e ka pasur në shfrytëzim pronën e komunës për 10 vjet, nga data 25.03.2009 deri me datë 25.03.2019. Komuna e Drenasit me kohë të njëjtën e ka njoftuar se kontrata nuk mund të vazhdohet se dhe se për të njëjtën parcelë do të këtë shpallje publike. Pas përfundimit të këtyre procedurave, kompania IP Kos nga komisioni vlerësues është shpallur ekonomikisht më e favorshme, rrjedhimisht është shpallur fitues për shfrytëzimin e kësaj parcele për 99 vite. Rekomandimi i komisionit, respektivisht vendimi i kuvendit të Drenasit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë për këtë parcelë e ka marr edhe vlerësimin e ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal .
Komuna e Drenasit, përmes shkresës Nr.07-463/06-4914, të datës 28.01.2020, ka njoftuar ish-shfrytëzuesin e pronës komunale (znj. Filloreta Bujupi) lidhur me skadimin e kontratës.
Punimet që janë duke u zhvilluar në parcelën në Arllat, janë duke u kryer nga kompania IP Kos shpk, e cila këtë pronë e ka në shfrytëzim afatgjatë për 99 vite. Po ashtu, e njëjta ka bërë kërkesë për rrënim pranë Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, e cila të njëjtën e ka pajisur me leje përkatëse.
SHPËRNDAJE