Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marr pjesë në ekspozitën e organizuar e punuar nga personat me aftësi të kufizuara Handikos në Drenas.
Ekspozita me punime dore, artizanale dhe pikturë me moton “Edhe unë mundem-më përkrahni mua” është mbajtur në degën e Shoqatës për Persona me Aftësi të Kufizuara Handikos në Drenas.
Kryetari Lladrovci në këtë ekspozitë, tha se personat me nevoja të veçanta duhet të përkrahen e mbështetën nga e gjithë shoqëria. “Përgëzoj anëtarët e shoqatës që kanë bërë punë të shkëlqyeshme, duke prezantuar vendin më se miri me artizanale e piktura. Ne do të vazhdojmë të mbështesim këtë shoqatë, e po ashtu ne secilin projekt të realizuar nga Komuna, që kërkohet sipas standardeve, do të krijojmë kushte e mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë kryetari Lladrovci.
SHPËRNDAJE