Kryetari Lladrovci priti në takim drejtorin për investime të KEDS-it, Hasan OZ

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, nënkryetari Arben Shala, drejtoresha e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu dhe drejtori i Infrastrukturës Lokale, Endrit Gllareva, kanë pritur në takim drejtorin për investime në KEDS, Hasan OZ dhe përfaqësues të tjerë të KEDS-it me të cilët diskutuar për projektet të cilat janë investuar deri më tani në rrjetin energjetik dhe që do të investohen ne të ardhmen.

Kryetari Lladrovci, ka falënderuar drejtorin OZ për investimet që janë bërë në Drenas viteve të fundit dhe ka ftuar për realizimin e projekteve energjetike edhe ne të ardhmen dhe është zotuar se sikur në realizmin e projekteve të tjera, edhe në ato që do të implementohen, komuna do të krijoj të gjitha kushtet në mënyrë që të avancohen shërbimet ndaj qytetarëve të komunë sonë.

Drejtori për investime në KEDS, Hasan OZ ka falënderuar kryetarin Lladrovci për bashkëpunimin e treguar në realizimin e projekteve energjetike që janë bërë në Komunën e Drenasit duke mos i vonuar me asnjë procedurë administrative. OZ ka shtuar se ky sukses i investimeve në komunën e Drenasit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të dy palëve.

Në shenjë falënderimi për investimet e bëra në Drenas, kryetari Lladrovci i ka ndarë mirënjohje drejtorit për investime, Hasan OZ.

Kompania KEDS, vitet e fundit ka bërë investime në Drenas në fushën e energjetikes ne të gjitha vendbanimet duke rregulluar rrjetin distribuiv energjetik, duke vendosur shtylla e tensionit të lartë dhe duke bërë rikonstruimin e rrjetit ekzistues dhe vendosjen e trafostacioneve të reja. Vlera e investimeve viteve të fundit nga KEDS është rreth 10 milion euro.

SHPËRNDAJE