Kurti emëron edhe një zëvendësministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën zëvendësministër të Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës në Universitetin Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

Ai është i lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas. Përveç gjuhës shqipe, Bardhyl Dobra flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.

Ministria e Punëve të Brendshme udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla.

SHPËRNDAJE