Lladrovci: Krenar me kadetët e Drenasit që po e lartësojnë Kosovën dhe kombin

Pas ceremonisë në Akademinë Ushtarake Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar, ku kanë diplomuar dy kadetë nga Drenasi dhe vlerësimin më të lartë të togeres Bunjaku, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përshëndetur këtë ngjarje duke e vlerësuar me rëndësi për shtetin dhe kombin.

Z. Lladrovci ka shkruar se “Togerja Bunjaku më bën edhe më krenar, sepse është vijuese e trashëgimisë familjare të babait të saj, veteranit të UÇK-së, Avniut, të rreshtuar në Brigadën që e udhëhiqte heroi Fehmi Lladrovci dhe njëkohësisht si bashkëfshatare”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Diplomimi i dy kadetëve të FSK-së, toger Iliriana Bunjakut dhe nëntoger Ardit Deliu, në Akademinë Ushtarake Mbretërore, “Sundhurst” të Mbretërisë së Bashkuar, më herët edhe kadeti Xhevahir Hasanaj, është lajm i mirë për shtetin tonë, FSK-në dhe në veçanti, komunën e Drenasit.

Togerja Bunjaku si kadetja më e mirë dhe bartëse e “Shpatës ndërkombëtare”, mori shpërblimin e nderit nga gjenerali Sir Nicholas Carter.

Togerja Bunjaku më bën edhe më krenar, sepse është vijuese e trashëgimisë familjare të babait të saj, veteranit të UÇK-së, Avniut, të rreshtuar në Brigadën që e udhëhiqte heroi Fehmi Lladrovci dhe njëkohësisht si bashkëfshatare.

Togerja Iliriana Bunjaku, nëntoger Ardit Deliu dhe Xhevahir Hasanaj, kanë lartësuar emrin e Republikës së Kosovës, Drenasin dhe Drenicën

Krenar me rininë, me synimet e të arriturat e të rinjve tanë. Liria është vlerë e papërshkrueshme dhe papërsëritshme!

SHPËRNDAJE