Lladrovci me Don Xhonin, ‘Bashkë për Drenasin’!

Reperi i njohur, Don Xhoni ka dalë në përkrahje kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci, ‘Bashkë për Drensin’.

Kryetari Lladrovci përmes një shkrimi në ‘Facebook’ në një foto me Don Xhonin, ka thënë se vitin e ardhshëm, bashkëpunimi do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”.

Shkrimi tij i plotë:

Me Don Xhonin, si çdo herë, bashkë për Drenasin!

Vitin e ardhshëm, bashkëpunimi ynë do të kurorëzohet me “Muajin e Mërgatës”. Sërish Drenasi do të bëhet epiqendër e Kosovës për mërgatën.

Miqësia jonë ka shumë të përbashkëta, vazhdojmë!

SHPËRNDAJE