Komuna e Drenasit njofton qytetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se, edhe pse sezoni i gjuetisë është shpallur i hapur në nivel vendi, aktualisht nuk janë përmbushur kriteret ligjore për organizimin e aktiviteteve të gjuetisë në territorin e Komunës së Drenasit.
Ky vendim bazohet në udhëzimin e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sipas të cilit ndalohet çdo aktivitet apo organizim që lidhet me gjuetinë, deri në një njoftim të ri nga Ministria përkatëse.
Komuna e Drenasit fton të gjithë qytetarët, shoqatat e gjuetarëve dhe palët e interesuara që të respektojnë këtë vendim dhe të kontribuojnë në zbatimin e tij, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
Vendimin e plotë të Ministrisë mund ta gjeni në këtë link:
👉 https://gllogoc.rks-gov.net/shpalljet/