Njoftim për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për barnatore .
Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, njofton të gjitha subjektet biznesore (barnatoret), se DZHE ka hartuar orarin për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës për ditët e punës, të dielave dhe festave zyrtare, për subjektet afariste që janë furnizues të përditshëm për qytetarët me barëra.
Në bazë nenit 62, paragrafi 62.3 të ligjit Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, neni 40 të Ligjit për Trageti të Brendshme nr.2004/18, Rregullores Komunale nr.12-313-5137 për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës, për ditët e punës si dhe të dielave dhe festave, nenit 1 të Vendimit nr.12-313-5709 të datës 31.01.2019, si dhe duke u bazuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes të barnatoreve private për mbarëvajtjen e shërbimeve ndaj qytetarëve të Komunës së Drenasit, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik i Komunës së Drenasit ka hartuar Aktvendimet së bashku me orarin e punës së barnatoreve të cilat operojnë në Qendër në Drenas dhe Qendër në Komoran.
Orari rregullt i punës së barnatoreve nënkupton: punën nga dita e hënë deri të premten:
a) Për sezonin Veror nga ora 08:00-21:00, duke filluar nga data 01.04.2021 dhe zgjatë deri më datën 31.09.2021
b) Për sezonin Dimëror nga ora 08:00-19:00, duke filluar nga data 01.10.2021 dhe zgjatë deri më datën 31.03.2022
Orari i kujdestarive të barnatoreve private nënkupton:
a) Punën natën të barnatoreve për sezonin veror nga ora 21:00-08:00
b) Punën natën të barnatoreve për sezonin dimëror nga ora 19:00-08:00
Të shtunën do të punohet nga ora 08:00-14:00Kurse vikendit (e diele) dhe gjatë festave zyrtare do të kujdestarohet deri në 24 orë, përjashtimisht në raste emergjente mund të punohet edhe jashtë orarit të paraparë më lartë.Po ashtu, subjektet biznesore (barnatoret) duhet të respektojnë memorandumin e brendshëm të bashkëpunimit.Në bashkëngjitje të këtij njoftimi, të publikuar në ueb faqen zyrtare gjeni aktvendimin dhe orarin e punës për barnatoret që operojnë në Drenas e Komoran.
SHPËRNDAJE