Sot, në qytetin e Gjilanit, u mbajtën garat ndërkomunale të matematikës, ku nxënësit e Komunës së Drenasit treguan nivel të lartë dijeje, përgatitjeje dhe sjelljeje, duke e bërë krenar secilin prej nesh.
Në këtë garë morën pjesë komuna të ndryshme nga e gjithë Kosova: Prishtina, Fushë-Kosova, Ferizaj, Gjilani, Vitia, Prizreni dhe Drenasi.
Nxënësit tanë jo vetëm që treguan dije të jashtëzakonshme matematikore, por edhe kulturë, etikë dhe sjellje shembullore, duke dëshmuar se dija dhe edukata ecin bashkë.
Veçanërisht duam të përgëzojmë:
Erëza Xheka – Vendi i dytë, klasa VIII
Almir Demiqi – Vendi i tretë, klasa VII
Onart Gjoshi – Vendi i katërt, klasa IV
Urime për këta yje të vegjël që ndriçojnë rrugën e dijes në Drenas! Ju jeni dëshmia më e mirë se suksesi arrihet me punë të palodhur, përkushtim dhe dashuri për mësimin.
“Matematika nuk është vetëm një shkencë, por një mënyrë e të menduarit qartë, saktë dhe me logjikë – çdo garë është një mundësi për të përqafuar këtë mënyrë mendimi.”
Me krenari dhe përkushtim, ne si komunitet vazhdojmë të mbështesim dhe të inkurajojmë gjeneratat e reja që e duan dijen dhe sfidat. Suksese të mëtejshme të gjithëve!
