Partia Demokratike e Kosovës ka dalë partia e parë në Drenas, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
PDK ka marrë 74.62 përqind apo 19 mijë e 14 vota, ku krahasuar me vitin 2021, kjo parti është rritur për 11.67 përqind. E dyta renditet Lëvizja Vetëvendosje me 17.20 përqind, ku krahasuar me 2021 ka rënë për 8.22 përqind, shkruan Reporteri.net.
E treta renditet LDK’ja me 3.05 përqind, pasuar nga AAK me 2.85 përqind.
Në këto rezultate nuk përfshihen votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës.
SHPËRNDAJE