Më rastin e shënimit të 22 vjetorit të masakrës së 54 martirëve të familjes Muqolli dhe Elshani në Poklek dhe vrasjes së 24 civilëve në fshatin Çikatovë e Vjetër, kryetari i Komunës së Drensit, Ramiz Lladrovci së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovë, Enver Hoxhaj, deputet të Kuvendit, shoqata të dala nga lufta, familjarë e qytetarë, kanë bërë homazhe në varrezat e tyre dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta.Fillimisht homazhe dhe vendosja e buqetave me lule është bërë të lapidari i varrezave të fshatit Poklek për t’i nderuar 54 martirët e familjes Muqolli dhe Elshani, pastaj homazhet dhe buqeta me lule janë vendosur në varrezat e 24 martirëve të fshatit Çikatovë e Vjetër.Pas homazheve, vizita është bërë të familja Demaku, me rastin e lirimit të Fadil e Nexhat Demaku.
SHPËRNDAJE