Të dielën shënohet 22 vjetori i rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj

Më rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Rasim Kiçina e Ragip Halilaj, nesër më datën 30.05.2021, kryetari i komunës, Ramiz LLadrovci me bashkëpunëtor e familjar do të bëjnë homazhe.

Në ora 09:30 do të bëhën homazhe duke vendosur buqeta me lule në shesin “Fehmi Lladrovci” pranë shtatorëve të heronjve. Në ora 10:00 homazhe do të bëhën në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Marinë dhe në ora 11:00 në Arllat në vendin e rënies së heronjve pran Lapidarit.

Lavdi e përjetshme për heronjtë Rasim Kiçina e Ragip Halilaj!

SHPËRNDAJE