Zjarr në stacionin policor në Drenas

Një rast i zjarrit ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në zyrën e arkivit në stacionin policor në Drenas.

Nga ana e zyrtarëve policor që është vërejtur tymi, janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes është ftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Kështu për Klan Kosova tha Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas. Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit. Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK. Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”.

SHPËRNDAJE