Kalo te lajmet
e shtunë, 31 tetor 2026 Drenas, Kosovë 🌧 8° ⌕ Kërko Rreth nesh Kontakt Reklamo Dërgo një lajm Na ndiqni: Facebook YouTube
⌕ Dërgo një lajm
Lajmi i fundit 05:04

Ballina › Lajme

4.5 milion euro nga Granti i Performancës për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

14 mars 2023, 20:06

4.5 milion euro nga Granti i Performancës për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

4.5 milion euro nga Granti i Performancës për ndërtimin dhe zgjerimin e sheshit “Fehmi e Xhevë Lladrovci”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nënshkruar marrëveshjen me ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi dhe menaxherin e projektit DEMOS, Ertan Munoglu, për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi dhe Zgjerimi i Sheshit Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Drenas nga skema e Grantit për Performancë Komunale.

Ky projekt do të bashkëfinancohet nga Ministria e Administrimti të Pushtetit Lokal, projektit DEMOS dhe Komunës së Drenasit, dhe vlera totale për realizimin e këtij projekti është 4,492,660.60 euro. MAPL do të ndajë shumën prej 916,388.80, DEMOS shumën prej 1,118,387.08 dhe Komuna e Drenasit vlerën prej 2,457,884.72.

Këto mjete për realizimin e këtij projekti, nuk do të shpenzohen nga buxhet i përgjithshëm komunal, por janë mjete të fituara nga Granti i Performancës Komunale, ku Komuna e Drenasit në nivel vendi, ka fituar vendin e parë dhe ka fituar 2,034,775.88 euro.

Një pjesë e mjeteve të dedikuara për ketë projekt do të jenë nga granti i përgjithshëm i performancës, ndërsa një pjesë tjetër do të jenë nga të hyrat vetanake, ndërsa për shumat e caktuara nga MAPL dhe DEMOS, do të dedikohen sipas Marrëveshjes së Bashkëfinancimit të cilën e gjeni në ueb faqen zyrtare të komunës ne këtë link; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/memorandume/

Ndaje këtë lajm Facebook Viber

Lajme të tjera

↑