Kanë përfunduar dy takimet e fundit të javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli dhe Gjilani janë pajtuar me nga një pikë pasi kanë luajtur baras me rezultat 1:1.
“Industrialistët” ishin të parët që kaluan në avantazh në pjesën e parë, për ta barazuar Gjilani në fillim të pjesës së dytë.
Me barazim ka përfunduar edhe përballja tjetër e zhvilluar në “Riza Lushta” ndërmjet Trepçës ’89 dhe Arbërisë.
Ishte i njëjti rezultat, pra 1:1, veçse në Mitrovicë të parët që shënuan ishin mysafirët në fraksionin e parë, e më pas “Minatorët” barazuan në 45 minutat e dyta.
SHPËRNDAJE