Kompania në teren për pastrimin e rrugëve në Drenas, apel për kujdes!

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se kompania për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit, është në teren që nga orët e hershme të mëngjesit duke u përkujdesur që të gjitha rrugët të jenë të kalueshme.

Dy ekipe të operatorit janë të angazhuara për largimin e borës nga rrugët, por rënia e pandërprerë e reshjeve të borës po e vështirëson gjendjen në teren.

Prandaj, lusim qytetarët të kenë mirëkuptim dhe të evitojnë daljet e panevojshme, pasi kompania është duke punuar me gjithë kapacitetin e saj që qarkullimin i juaj në rrugë të jetë i lehtë dhe i qasshëm.

Rrugët për momentin janë pothuajse të gjitha të kalueshme, mirëpo në disa fshatra malore ka më shumë vështirësi për shkak të reshjeve të shumta të borës.

Drejtoresha e DSHPE-së, Lumnije Krapi u ka bërë thirrje për kujdes vozitësve gjatë ngasjes së veturave, në mënyrë që të ruajnë vetën dhe të tjerët në trafik.

SHPËRNDAJE