Arrestohet një person nga Nekoci, e kanosi viktimën me pistoletë

Është shoqëruar në stacionin policor në Drenas, i dyshuari nga Nekoci, pasi që sipas viktimës mashkull kosovar, i njëjti e kishte kanosur me pistoletë.

Është bërë kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se rasti i kanosjes ka ndodhur të hënën në ora 20 e 15 minuta.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në gjykatë në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/

SHPËRNDAJE