Më rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar të gjithë besimtarët mysliman.
Lladrovci në urimin e tij, ka thënë së muaji i Ramazanit, sjell me vete solidaritetin, përkushtimin e mirëbesimin tek të gjithë njerëzit dhe fuqizon vlerat në të gjithë komunitetin mysliman dhe me gjerë.
“Ne emrin tim dhe të komunës, uroj të gjithë qytetarët e Drenasit, muajin e bekuar të Ramazanit, duke shpresuar që ky muaj të sjell në familjet tuaja, shëndetin, harmonin e gjitha të mirat. Muaji i bekuar i Ramazanit edhe këtë vit, po pritet ne një gjendje jo të mirë e të favorshme për shkak të gjendjes së krijuar nga covid-19, por besimi dhe fisnikërimi me agjërim e adhurim të Zoti, shpresoj që të sjell lehtësira. Urime muaji i bekuar i Ramazani gjithë besimtarëve mysliman”, ka thënë kryetari Lladrovci në urimin e tij.
SHPËRNDAJE