Laura që sinjalizon afrimin e trenit, duke paralajmëruar automjetet që të ndalojë dhe të parandalojnë ndonjë aksident ka dalë jashtë funksionit, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu qytetarët të cilët kalojnë në rrugën e fshatit Dobroshefc të Drenasit po ndihen të rrezikuar nga ky problem.
Një sinjalizues ka dërguar video në adresë të Gazetës Sinjali, në të cilën shihet se laura qëndron lart, duke dhënë kësisoj sinjal që vetura të kalojë, ndonëse treni është shumë afër dhe madje kalon në binarë, duke rrezikuar të shkaktojë aksident.
Sipas tij, kjo video është realizuar sot rreth orës 08:45 të mëngjesit në fshatin Dobroshefc të Drenasit./Gazeta Sinjali/
SHPËRNDAJE