Familja Gjoka e Terstenikut të Drenasit, mbajti gjallë frymën e lirisë, të cilës i dha luftëtarë dhe dy dëshmorë, Osmanin e Afrimin.
Kështu është shprehur sot kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj.
“Sot isha në vizitë ngushëlluese, pas ndarjes nga jeta të z. Ferat Gjoka. Feratin do e kujtojmë gjithmonë si humanist, që gjithnjë u gjind pranë atyre që kishin nevojë, sidomos në kohërat e vështira gjatë Luftës Çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.
Me këtë rast, duke ndarë dhembjen me familjen, vëllait të të ndjerit, Xhevat Gjoka, luftëtar dhe invalid i luftës, Haradinaj i ka ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare.
SHPËRNDAJE