Vdes një person nga aksidenti te “Kroni i Mbretit”

Një person ka vdekur nga aksidenti i ndodhur te ura e madhe në Korreticë të Lartë të Drenasit.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovēs.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë për Indeksonline se: “Rreth ores 19:00, ne rr. Pejë -Prishtinë eshte raportuar per nje aksident të rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe dhe eshte vetë aksidentuar per vdekje.

Njesitet relevante policore dhe ato te emergjences kane dale ne vendin e aksidentit.

Kerkohet kujdes, respektim i rregullave ne rrugë në veqanti respektim i kufizimeve te shpejtsise ne rrugë, sepse humbja e jetëve njerzore neper rruget tona si pasoje e shpejtsise referuar edhe raportimeve sot, eshte teper shqetsuse per te gjithe”.

SHPËRNDAJE