Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Nekovc, mori pjesë në përurimin e busteve të tre heronjve Gani e Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, në prani të personaliteteve të shumta të Drenasit, veteranë e invalidë të UÇK-së dhe të qytetarëve të shumtë.
Z. Lladrovci ka vlerësuar lartë heroizmin e tyre, duke cekur se jemi krenar që në mes të fshatit, përballë shkollës, janë në vendin që i shkon më së miri heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar po ashtu se “Liria jonë ka emër, ka adresë, e ka sakrificën sublime të bijve dhe bijave që dhanë jetën për ta fituar më të shtrenjtën, lirinë”.
Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:
Sot, me rastin e zbulimit të busteve të tre heronjve të fshatit Nekoc, Gani e Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, pasi përshëndeta familjarët e heronjve, bashkëluftëtarët dhe qytetarët e pranishëm, theksova se jemi krenar që në mes të fshatit, përballë shkollës, janë në vendin që i shkon më së miri heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Jam shumë i lumtur që krahas këtyre tre heronjve, kanë luftuar edhe familjarët e mi dhe ndjehem krenar. Ata i kanë njohur më mirë sepse ishin bashkë në beteja të lavdishme të UÇK-së. Lavdia e UÇK-së dëshmohet me heroizmin e tyre deri në sakrificë dhe sot ne përurojmë bustet e tyre në mes të fshatit.
Liria jonë ka emër, ka adresë, e ka sakrificën sublime të bijve dhe bijave që dhanë jetën për ta fituar më të shtrenjtën, lirinë.
Lavdi jetës dhe veprës së heronjve Gani e Azem Kastrati dhe Hysni Murseli! Lavdi dëshmorëve të rënë për liri!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
SHPËRNDAJE