Sqarim i Komunës së Drenasit, lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim

Sqarim i Komunës së Drenasit, lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzimKomuna e Drenasit, ndjen për obligim të informojë të gjithë qytetarët lidhur me reagimin e familjes Osmani dhe protestës së tyre për pronën komunale e cila është dhënë në shfrytëzim për 99 vite.

Fillimisht, Komuna e Drenasit respekton secilën formë të reagimeve apo protestave, të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, kuptohet kur ato nuk cenojnë e pengojnë qytetarët dhe institucionet.

Prona është e paprekshme dhe komuna e Drenasit dhe Kryetari Lladrovci i qëndrojnë besnik këtij parimi me të gjitha mjetet ligjore.Mirëpo, edhe një herë ndjejmë për obligim të informojmë qytetarët se të gjitha procedurat e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim që janë dhënë fundvitin e kaluar, kanë qenë transparente dhe në përputhje të plotë me Ligjin nr.06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës dhe Rregullores (QRK) NR.09/2020 Për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës. Vendimet e Kuvendit për dhënies së pronës komunale në shfrytëzim, kanë marr vlerësimin e ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal.

Prona e dhënë në zonën kadastrale në Drenas, është pronë e shpronësuar gjatë viteve 1976-77, pra kjo pronë është në emër të Komunës, sipas fletës poseduese, por familja që pretendon se prona është e tyre, kjo nuk qëndron e po ashtu nuk ka as edhe kontest pronësor lidhur me këtë pronë.Ndërsa sa i përket pretendimeve të familjes Osmani se kjo pronë nuk është kompensuar, gjatë viteve kur është bërë shpronësimi, as kjo nuk qëndron, sepse legjislacioni i viteve të 70-ta, në asnjë pronë, nuk e ka bërë bartjen e pronësisë, pa u kryer edhe kompensimi.Komuna e Drenasit rithekson se ashtu siç e drejta për pronë dhe protestë është e garantuar në shtetin tonë, tërheq vërejtjen se mashtrimi dhe shpifja janë të dënueshme.Për korrektësi, gjeni të publikuara të gjitha procedurat e dhënies së pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë që janë publikuar në ueb faqen e komunës.

Njoftimi publik për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës:https://kk.rks-gov.net/…/sites/10/2020/09/Scan_113.pdf

Rezultatet e komisionit pas shqyrtimit të ofertave të kompanive për këto prona:https://kk.rks-gov.net/…/sites/10/2020/10/NJOFTIM.pdf

Vendimi i Kuvendit Komunal dhe Ligjshmëria e Ministrisë:https://kk.rks-gov.net/…/10/2020/11/020-828-5-2020.pdf

Kontratat:https://kk.rks-gov.net/gllogoc/memorandume/?page=2020

SHPËRNDAJE