Gradicë/ Duke punuar me bager hasë në bombë, intervenon Policia dhe FSK

Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar me ekskavator në fshatin Gradicë të Drenasit, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer, shkruan DrenicaOnline.

Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar-sigurtë mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të shtunën në ora 15 e 50 minuta.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./DrenicaOnline/.

SHPËRNDAJE