Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i trishtuar pas aksidentit të rëndë në Kroaci ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë dhe u lënduan shumë të tjerë.
Në një shkrim në rrjetin social ‘Facebook, z.Lladrovci ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjet që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa u uroi shërim të shpejtë të të lënduarve.
Shkrimi i tij i plotë:
Nga Kroacia na trishtoi lajmi për aksidentin e rëndë ku humbën jetën 10 bashkatdhetarë dhe u lënduan shumë të tjerë. Mërgimtarët e mbushur me mall për atdhe, padrejtësisht u goditën nga tragjedia.
Në këto orë të rënda për familjet e bashkatdhetarëve, bashkëndjejmë dhimbjen për jetët e humbura dhe lëndimet që kanë pësuar ata në këtë aksident të tmerrshëm.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet që i humbën më të dashurit e tyre ndërsa të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë!
SHPËRNDAJE