Duro publikon bisedat private me futbollistët e Feronikelit

Ish- trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili u shkarkua nga pozita si trajner i klubit nga Drenasi për shkak të rezultateve negative, ka publikuar disa biseda private me futbollistët e Feronikelit, shkruan Insporti.

Edicionin e kaluar klubi i Feronikelit bëri bukur shumë investime me synim ta luftojë titullin e kampionit, por të gjitha këto ishin pa rezultat.

Pa rezultate ishte edhe ardhja e trajnerit Duro, i cili u shkarkua për shkak të rezultateve negative që pati me klubin.

“Duke qenë se FC Feronikeli u eliminua edhe nga Kupa e Kosovës dhe duke mbetur shumë mbrapa me pikë në tabelën e Superligës së Kosovës, një ndryshim ishte tejet i nevojshëm, prandaj Kryesia e FC Feronikelit e pa të arsyeshme ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin, Klodian Duro” – thuhej ndër tjera në komunikatën zyrtare që lëshoi klubi në maj të këtij viti.

Megjithatë, në bisedat e publikuara vërehet se futbollistët kanë qenë të kënaqur me trajnerin, duke lënë të nënkuptohet se “fajet i ka kryetari e kryesia, jo futbollistët e trajneri”.

Ndër futbollistët që falënderoi Duron ishte Bujar Pllana, i cili e falenderoi për besimin që i është dhënë nga Duro.

Falënderime Duro ka marrë edhe nga Sokol Kiqina, Besmir Bojku e Astrit Thaqi.

Më poshtë bisedat e publikuara nga Duro:

Kujtojmë se, gjatë kohës kur Duro ishte trajner i Feronikelit, pati edhe incident, atëherë kur shefi i sigurimit të klubit nga Drenasi ka ndërhyrë në transmetimin direkt, duke iu drejtuar trajnerit se “nuk ka çfarë të kërkon më në klub dhe që duhet që sot të jap dorëheqje.

“Me kan si ti, nuk kisha nejt asnjë sekond si trajner. Me situatën e krijuar këtu, ky nuk ka çfarë lypë këtu. Për shkak të rezultateve, sot them publikisht që ky duhet të largohet nga klubi” – ishte shprehur ai

Vlenë të theksohet se futbollisti shqiptar, Bedri Greca ka fitoi gjyqin kundër ish kampionit të Kosovës në futboll, Feronikelit, çka ndikoi që t’i mbyllej afati kalimtar i transferimeve (merkato), pra nuk ka mundur të regjistrojë futbollistë të rinj në skuadër për sezonin e ri – lajm për të cilin Insporti ka raportuar ekskluzivisht.

Ekskluzive: FIFA ia bllokon merkaton Feronikelit, nuk paguan borxhin ndaj Bedri Grecës

Teksa, largimet nga klubi gjatë këtyre muajve kanë qenë të mëdha, ndër ta; Yll Hoxha, Mendurim Hoti e Albert Dabiqaj.

Ndryshe, Duro ishte edhe pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, nga e cila u pensionua në vitin 2013.

Klodian Duro ka veshur 78 herë fanellën e përfaqësueses shqiptare gjatë karrierës së tij dhe sot ai për herë të fundit do të prekë topin në Qemal Stafa si futbollist i kombëtares. /Insporti.com

SHPËRNDAJE