Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Drenas, për të uruar kryetarin Ramiz Lladrovci për mandatin e ri dhe për të falënderuar qytetarët e kësaj komune për besimin e palëkundur në Partinë Demokratike të Kosovës.
“Rezultati i këtyre zgjedhjeve është tregues i qartë se PDK jo vetëm që ka qenë në zemrën e qytetarëve të Drenasit, por vazhdon të jetë aty. Sepse, Drenasi është bastioni ynë i pathyeshëm.”, ka thënë Krasniqi.
Më tej, ai ka shtuar se Ramiz Lladrovci është vlerësuar vazhdimisht si kampion për qeverisjen e mirë dhe transparente në Komunën e Drenasit nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës dhe nga institucionet ndërkombëtare.
“Jam i lumtur që ai do ta vazhdojë këtë qeverisje për të hapur edhe më tej perspektivën për qytetarët e Drenasit me implementimin e projekteve zhvillimore për këtë komunë.”, ka përfunduar Kryetari i PDK-së.
SHPËRNDAJE