Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që dyshohet se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit.
Sipas raportit policor të 24- orëve të fundit nuk raportohet për të lënduar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.
SHPËRNDAJE