Kryetari Ramiz Lladrovci bashkë me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Komunës së Drenasit, Milaim Hajdari dhe me personelin e kryetarit bën homazhe tek shtatoret e heronjëve në Drenas.
Para shtatores së heronjëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Milaim Hajdari, vendosi buqetë me lule të freskëta duke rifreskuar në memorien e gjithësecilit nga ne, sakrificën e tyre për liri dhe pavarësi të vendit.
Kjo ditë sjell në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz, më 30 dhjetor 1991, aty ku nisi rruga e lirisë.
Sipas Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës./DrenicaOnline/
SHPËRNDAJE