Këtë vit edhe më madhështor “Muaji i Mërgatës” Drenas!

Magjia e skenës, spektaklit, artit, atraksionit nëpërmjet aktiviteteve e lojrave të ndryshme rikthehet nga data 20.07.2022 deri në 20.08.2022 në Sheshin “Fehmi Lladrovci”
Artist të mirënjohur vendor e të huaj do të jenë prezent në net të paharrueshme e spektakolare të përgaditura vetëm për ju qytetar të dashur të Drenasit e gjithë Kosovës, posaçërisht, ju, e dashur Mërgatë!

Falenderim për Komunën e Drenasit, sidomos kryetarin z. Ramiz Lladrovci për përkrahjen dhe bashkëpunimin e shkëlqyer!

Faleminderit Koordinatorit të përgjithshëm e të pandalshëm ,artistit Alban Zogaj e gjithashtu bashkëpunëtorëve të përvitshem, e të rinj, artist, aktivist, biznese, kolegë e dashamirë pa të cilët ky festival nuk do ishte i mundur!

Festival i jashtëzakonshëm na pret këtë verë në mes të Kosovës!

SHPËRNDAJE