Drenasi përfiton grant mbi 139 mijë euro për mjedis të pastër

I lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, ky grant shërben në ngritjen e kapaciteteve shërbyese për të pasur një mjedis të pastër.

Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Arben Shala, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, Nexhmedin Gruda në një ceremoni me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Avni Zogiani, pranuan kamionin për mbeturina në vlerë prej 139 mijë euro.

Në këtë takim u nënshkrua marrëveshja e bërë me Komunën e Drenasit, marrëveshje kjo që do të lehtëson punën e Kompanisë Rajone të Pastrimit “Pastrimi”, për të ofruar një mjedis të pastër pa mbeturina.

Ky donacion vjen si rrjedhojë e një angazhimi të madh të Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Komunën e Drenasit për një mjedis më të pastër në gjithë territorin e Komunës sonë.

SHPËRNDAJE