Arrin në 12 numri i familjeve të evokuara pas përmbytjeve në Drenas

Komuna e Drenasit është goditur nga reshjet e ditëve të fundit që kanë shkaktuar edhe vërshime.

Ka arritur në 12 numri i familjeve të evokuara nga shtëpitë e tyre pas reshjeve.

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi se familjet janë vendosur në disa hotele në Drenas deri sa të gjejnë një zgjidhje për to dhe familjet tjera të dëmtuara nga përmbytjet në këtë komunë.Lajmi.net//

SHPËRNDAJE