Naim Bazaj publikon listën e atyre që kanë dhuruar para përmes bankës për shërimin e Shpetim Hetës

Luftëtari i UÇK-së, njëherësh ish- kryesuesi i Kuvendit komunal në Drenas, Naim Bazaj, ka bërë publike shumën e parave që janë derdhur në xhirollogarinë e invalidit të luftës, Shpetim Heta, me qëllimin që ai të trajtohet jashtë vendit për shkak se është duke vuajtur nga një sëmundje në mëlçi, trajtimi i së cilës ka kosto të papërballueshme për familjen e Hetës, shkruan AktivPress.

Siç shkruan Bazaj në llogarinë e tij në Facebook, deri më tani në konton e hapur në Bankën Raiffeisen janë grumbulluar 24,356.00 euro.

Bazaj, i cili ka qenë i pari që ka ndërmarrë iniciativën për t’i dalë në ndihmë bashkëluftëtarit, të cilit i duhen 70 mijë euro pë trajtim në Turqi, i ka falenderuar të gjithë ata që kanë dhuruar mjete për Shpetimin, ish- ushtarin e UÇK-së, me shkallë të invaliditetit 70 %.

“Ata që kanë dhuruar donacione ju jemi shumë falenderues, ja kush janë në listen e llogarisë ne Raeff Bank deri më tani 24,356.00 euro, duhet ende për ti ndihmuar shokin tonë Shpetim Heta!
Bashk mundemi!”, ka shkruar Bazaj.

Aksionit për t’i ndihmuar Shpetimit i janë përgjigjur qytetarë të shumtë në Kosovë e në shtete të jashtme.

Per t’i ndihmuar Shpetimit, ky është numri i llogarisë në Raiffeisen Bank: 1501070000566263
Ndersa 55049 sms.

SHPËRNDAJE