Parlamenti Evropian ka ndarë certifikata për nxënësit e gjimnazit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në Drenas të cilët ishin pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian (BE).
Sipas një njoftimi për media, këto certifikata të PE-së janë pranuar nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ua dorëzoi nxënësve.
Lladrovci është shprehur krenar me punën e nxënësve, duke u zotuar për përkrahje të vazhdueshme dhe ndarje të bursës për nxënësit që kanë marr pjesë në konferencën nga Euroscola në Parlamentin Evropian.
“Jam jashtëzakonisht krenar me punën e juaj dhe pjesëmarrjen si shkolla e vetme jashtë BE-së që ka arritur të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Euroscola, bashkë me 94 shkolla tjera të Bashkimit Evropian, me temën ‘Edukimi dhe punësimi i të rinjve: Çfarë na duhet për të ardhmen tonë?’. Jam shumë krenar që ju ishit jo vetëm pjesë e 94 shkollave dhe mbi 3 mijë nxënësve, por keni qenë edhe në mesin e të përzgjedhurve. Suksesi juaj në përfaqësimin e Drenasit dhe Kosovës në Parlamentin Evropian na ka bërë krenar neve si komunë, mësimdhënësit, drejtorin, shkollën dhe familjet e juaja. ̈s”, ka thënë ndër të tjerash kryetari Lladrovci në fjalimin e tij.
Siç thuhet në njoftim drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Muhamet Gjoka para nxënësve mes të tjerash tha: “Ju falënderoj për përkushtimin dhe përfaqësimin e Drenasit në Parlamentit Evropian, por edhe në organizata të huaja të Bashkimit Evropian. Sukseset e juaja janë motiv për ne dhe jetësim i zotimit të kryetarit që t’i thyejmë barrierat ndërkufitare”.
Ndryshe, në këtë takim nxënësit prezantuan projektet e realizuara gjatë vitit të kaluar si prezantimi i ueb faqes së shkollës, sistemi i menaxhimit të të dhënave i pari i këtij lloji i aplikuar në shkollat e mesme, dhe punime tjera inovative nga fusha e teknologjisë̈. /Telegrafi/
SHPËRNDAJE